Animacioni sot nuk është më thjesht një formë artistike, është gjithashtu një fushë teknologjike në zhvillim të shpejtë. Teknologjitë si AI dhe VR, po transformojnë mënyrën sesi krijohet, shfaqet dhe përjetohen materialet e animuar. Sot, animacioni përfshin një gamë të gjerë stilesh, duke përfshirë 2D tradicional, 3D, stop motion, animacion me tipografi dhe shumë më tepër.
Për të kapërcyer kufijtë kulturorë dhe për të bashkuar njerëzit nëpërmjet tregimit vizual, më 28 tetor shënohet “Dita Ndërkombëtare e Animacionit”, e cila nderon të gjithë artistët, studiuesit dhe teknikët që qëndrojnë pas këtij mediumi magjepsës dhe frymëzon brezat e rinj të ëndërrojnë përtej të mundshmes.
Në një botë ku teknologjia ndryshon çdo ditë, animimi mbetet një urë që lidh të kaluarën me të ardhmen, artin me shkencën dhe emocionin me imagjinatën. Le të vazhdojmë ta mbështesim këtë formë arti që frymëzon, argëton dhe i jep jetë e magji botës sonë çdo ditë.







