Këtë javë që po e lëmë pas, bota e teknologjisë ka sjellë zhvillime të rëndësishme që prekin jetën e përditshme të përdoruesve të teknologjisë, në mbarë botën. Kompania Meta ka zgjeruar funksionin e përkthimit me zë në videot Reels, duke shtuar gjuhën indiane dhe atë portugeze. Po këtë javë, ChatGPT është shpallur si aplikacioni më i shkarkuar në botë për periudhën mars-shtator 2025, me mbi 410 milionë shkarkime dhe më shumë se 800 milionë përdorues aktivë javore. Edhe Google ka prezantuar “Gemini for Home”, një asistent virtual i përparuar që zëvendëson Google Assistant. Me zëra më natyralë dhe aftësi për të ruajtur kontekstin e bisedave, Gemini premton një përvojë më njerëzore në ndërveprimet shtëpiake.
Ndërkohë, një histori frymëzuese vjen nga një 11-vjeçare, e quajtur Lily, e cila shpiku një filxhan të veçantë për gjyshin e saj me Parkinson. Filxhani me emrin “Kangaroo Cup”, është kthyer në një sukses global dhe e ka bërë Lily-n, një sipërmarrëse milionere që në fëmijëri.
Në anën tjetër, shkencëtarët kanë ngritur shqetësime për ndikimet mjedisore të rrjetit Starlink të SpaceX. Sipas tyre, 1 deri në 4 satelitë bien në Tokë çdo ditë, duke rritur shqetësimet për ndotjen e atmosferës dhe ndikimet në klimën globale.