Ceremonia e çmimeve ‘The Best FIFA Football Awards 2025’ do të mbahet në janar, të vitit 2026, edhe pse data dhe vendi ende nuk janë konfirmuar. Kjo ngjarje vlerëson lojtarët, trajnerët dhe momentet më të mira të vitit në futbollin botëror. Favoritët për Lojtarin më të mirë të vitit 2025, janë: Ousmane Dembélé, Lamine Yamal, Mohamed Salah dhe Kylian Mbappe. Tek kategoria e femrave Chloe Kelly dhe Aitana Bonmati do të jenë në garë për çmimin e Lojtares më të Mirë.
Çmimet përfshijnë gjithashtu FIFPRO World XI, Puskas Award për golin më të bukur, trajnerët më të mirë dhe kategori të tjera. Votimi për disa çmime përfshin edhe tifozët, të cilët mund të zgjedhin lojtarët dhe momentet më të spikatura të vitit. Kjo ceremoni është një prej ngjarjeve më të rëndësishme në futboll, duke nderuar talentin, performancat dhe historitë që kanë shënuar gjatë vitit 2025.







