Policia e Kosovës ka publikuar statistikat zyrtare për 24 orët e fundit dhe ka bërë të ditur se gjatë kësaj periudhe, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me pasoja fatale. Sipas raportit në fjalë, janë raportuar gjithsej 60 aksidente, prej të cilave 19 me të lënduar dhe 41 me dëme materiale.
Në kuadër të kontrolleve të shtuara në komunikacion, janë shqiptuar gjithsej 2.067 tiketa trafiku, si pjesë e angazhimit të Policisë për rritjen e sigurisë rrugore dhe disiplinimin e pjesëmarrësve në trafik. Përveç statistikave të trafikut, në nivel vendi janë arrestuar 9 persona dhe 1 person është dërguar për vuajtje të dënimit.
Policia e Kosovës vazhdon t’u bëjë thirrje qytetarëve për bashkëpunim dhe respektim të ligjit, duke kërkuar gjithashtu kujdes të shtuar në trafik, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe ruajtjen e sigurisë publike.