Në teatrin Oda, me datën 22 tetor, në ora 20:00, do të prezantohet shfaqja “Nën hijen e një peme u ula dhe qava”, me tekst të Jeton Nezirajt dhe regji të Blerta Nezirajt, me dramaturgji nga Greg Homann.
Shfaqja është prodhim i Qendrës Multimedia në bashkëpunim me disa prej teatrove më të njohura ndërkombëtarë: The Market Theatre (Johanesburg), São Luiz Teatro Municipal (Lisbonë), Teatro Della Pergola (Firence), Theater Dortmund (Dortmund), Black Box Teater (Oslo), Mittelfest (Cividale del Friuli) dhe Théâtre de la Ville (Paris).
Ky produksion do të jepet në gjuhën angleze, shqipe dhe zulu, i shoqëruar me titra në shqip dhe anglisht, duke e bërë të qasshëm për një audiencë të gjerë vendore dhe ndërkombëtare.
Shfaqja do të përsëritet edhe me datat 23 dhe 24 tetor, në të njëjtën orë.