– Me 22 nëntor, të vitit 1980, grupi ABBA po kryesonte top listën e albumeve më të mira në Mbretërinë e Bashkuar, me “Super Trouper”. Albumi, që njëherit ishte i gjashti me radhë nga ABBA, ishte gjithashtu albumi më i shitur i vitit 1980.
– Në këtë datë, të vitit 2020, Taylor Swift për të tretin vit radhazi fitoi çmimin “Artistja e Vitit”, në American Music Awards.
– Me 22 nëntor, të vitit 1965, këngëtari dhe kantautori amerikan, Bob Dylan u martua me Sara Lowndes, në një ceremoni sekrete. Martesa u realizua nën një pemë lisi, në Long Island, të New York-ut. Ata u ndanë me 1 mars, të vitit 1977.







