Me tekst të Doruntina Bashës dhe regji të Kushtrim Koliqit, sot do të prezantohet shfaqja premierë “Sytë e Ujkut”, në Barabar Centre. Premiera do të jetë vetëm me ftesa, ndërsa reprizat e para, do të mbahen me datat 9, 10 dhe 11 tetor, të cilat do të jenë të hapura për publikun, me rezervim paraprak të ulëseve.
Shfaqja do të jepet nga ora 20:00 në Barabar Centre, me aktorët: Irena Aliu, Edona Reshitaj, Armend Smajli dhe Albina Krasniqi.