– Me 20 nëntor, të vitit 1991, rock bendi The Rolling Stones, njoftuan se kishin nënshkruar një marrëveshje 20 milion dollarëshe, me kompaninë ‘Virgin Records’, për të publikuar tre albume, gjatë gjashtë viteve të ardhshme.
– Në po këtë datë, të vitit 2023, Shakira arriti një marrëveshje me prokurorët spanjollë për të zgjidhur ‘çështjen e mashtrimit fiskal’. Këngëtarja pagoi një gjobë prej 7.5 milionë euro. Nëse do të shpallej fajtore, Shakira rrezikonte të vuante burgim prej tetë vitesh dhe gjobë prej 23.8 milionë euro (20.8 milion £).
– Sot feston ditëlindjen reperi i famshëm, Nayvadius DeMun Cash i njohur me emrin skenik Future. Ai ka lindur me 20 nëntor, të vitit 1983, në Atalanta, Georgia të Shteteve të Bashkuara.







