Çdo vit, më 3 tetor, kremtojmë “Ditën Botërore të Buzëqeshjes”, e cila na kujton fuqinë e një gjesti të thjeshtë: buzëqeshjen! Kjo ditë është krijuar nga Harvey Ball, artist ky që dizajnoi fytyrën ikonike emogji të verdhë me buzëqeshje, që e njohim si “smiley face”. E sot, në ditën e buzëqeshjes, inkurajojmë të gjithë njerëzit që të buzëqeshin dhe të kontribuojmë që t’i bëjmë edhe të tjerët të lumtur.
Prandaj, sot bëjeni mision që të shpërndani buzëqeshje dhe t’i bëni edhe të tjerët që të buzëqeshin, sepse, jo se një buzëqeshje është falas, por sepse ajo vlen shumë. Mund të ndryshojë ditën e dikujt, të japë shpresë dhe të krijojë lidhje njerëzore më të forta.
#WorldSmileDay







