– Sot feston ditëlindjen një nga figurat më të mëdha të Hip-Hopit, Wyclef Jean. Si anëtar i grupit legjendar The Fugees, Wyclef solli hite të paharrueshme, si ‘Killing Me Softly’, ‘Ready or Not’ dhe ‘Hips don’t Lie’ në duet me Shakira.
– Më 17 tetor, të vitit 1987, albumi “Bad” i Michael Jackson doli në vendin e parë në top-listat amerikane. Ky ishte albumi i tretë me radhë nga Jackson që arriti vendin e parë dhe përmbante disa hitet e njohura si “Bad”, “Smooth Criminal” dhe “The Ëay You Make Me Feel.”
– Më 17 tetor, të vitit 1964, rock bendi The Rolling Stones, publikuan albumin e tyre të dytë me radhë, të titulluar ‘12X5’.
– Më 17 tetor, të vitit 1972, në St. Joseph në Missouri, u lind Marshall Bruce Mathers III, i njohur për publikun më me emrin e tij artistik, Eminem.