– Më 12 tetor, të vitit 1935 ka lindur një nga tenorët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Luciano Pavarotti. Anëtari i “The Three Tenors” ishte fitues i shumë çmimeve Grammy dhe Golden Globe, teksa njihet edhe për rolet në La Bohème, Tosca, Rigoletto dhe Turandot.
– Më 12 tetor, të vitit 1987, ish anëtari i grupit “The Beatles” George Harrison, lansoi këngën “Got My Mind Set On You”. Kjo këngë arriti vendin e parë në top listën britanike, duke u bërë kënga e tretë solo e Harrison, që arriti të pozicionohet në vendin e parë.
– Më 12 tetor, të vitit 2009, këngëtari Justin Bieber, kur ishte vetëm 16 vjeç, në prapaskenë të shfaqjes ‘Today’, takoi adhuruesen e tij 14-vjeçare, Hailey Baldwin (vajza e aktorit Stephen Baldwin). Vite më vonë ata fillojnë të takohen dhe në vitin 2018, ata u martuan.
– Në po këtë datë, të vitit 2013, këngëtarja Lorde, në atë kohë vetëm 16 vjeçe, u bë solo artistja më e re, që ka shkruar dhe regjistruar një këngë hit, që u klasifikua numër 1, në Billboard Hot 100. Në vitin 1013, kënga e saj e emërtuar “Royals”, kryesoi top listën në fjalë.