– Në këtë datë, të vitit 2009, Pearl Jam arritën të klasifikohen në vendin e parë në toplistën e albumeve më të dëgjuara në SHBA, me albumin e titulluar “Backspacer”, i nënti me radhë në karrierën e tyre.
– Më 10 tetor, të vitit 1987, grupi britanik Whitesnake arritën në pozitën e parë të top listës amerikane Billboard, me këngën “Here I Go Again”. Por, singli nuk e pati suksesin e njëjtë edhe në Britani të Madhe, me që atje arriti vetëm vendin e nëntë në top listë.
– Më 10 tetor, të vitit 2011, Lana Del Rey publikoi këngën e saj të parë debutuese “Video Games”, një këngë e frymëzuar nga dy marrëdhënie dashurie të saja të dështuara.
– Më 10 tetor, të vitit 2002, Jay-Z publikoi këngën “Bonnie And Clyde”, në bashkëpunim me këngëtaren dhe njëherit bashkëshorten e tij, Beyoncé, në paraqitjen e saj të parë solo, që nga shpërbërja e grupit Destiny’s Child.