– Më 8 tetor, të vitit 2024, pasuria e këngëtares Taylor Swift, arriti shumën mbi 1.6 miliard dollarë. Kjo e bëri Swift, këngëtaren më të pasur femër, duke kaluar artisten Rihanna, falë suksesit historik të turneut të saj “Eras”, që i solli mbi 1 miliard dollarë të ardhura.
– Sot, me 8 tetor, feston ditëlindjen këngëtari, kantautori dhe aktori amerikan, Bruno Mars. Krijuesi i hitit “24K Magic”, “Just The Way You Are” dhe “Uptown Funk”, ka shitur deri më sot mbi 9 milion kopje të albumeve teksa ka fituar 80 çmime në karrierën e tij muzikore.
– Më 8 tetor, të vitit 1987, këngëtari Chuck Berry, u nderua me një yll në bulevardin e famshëm ‘Hollywood Walk of Fame’, në rrugën 1777 N. Vine.
– Më 8 tetor, të vitit 2002, këngëtarja Jennifer Love Hewitt, publikoi albumin e saj të katërt të incizuar në studio, me titull ‘BareNaked’.