– Më 6 tetor, të vitit 1956, Elvis Presley publikoi këngën “Love Me Tender”, që ishte edhe titulli i filmit të tij të parë. Kënga u bë hiti i tij i pestë, që arriti të klasifikohet në vendin e parë në toplistat Amerikane.
– Më 6 tetor, të vitit 1990, diva e muzikës botërore Whitney Houston, publikoi albumin e saj të tretë të titulluar “I’m Your Baby Tonight”. Një vit më vonë, Houston u shpërblye me çmimin “Albumi më i mirë i vitit”, nga Billboard.
– Me datën 6 tetor, të vitit 2020, udhëheqësi i grupit Van Halen, kitaristi Eddie Van Halen, i njohur gjerësisht si një nga kitaristët më të mëdhenj që ka jetuar ndonjëherë, ndërroi jetë nga kanceri në fyt, në moshën 65-vjeçare.
– Në këtë datë, të vitit 2016, u hap për publikun kompleksi i këngëtarit Prince, i njohur si ‘Paisley Park’.