Muaji tetor, në mbarë botën njihet si “Muaj i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit” dhe gjatë kësaj periudhe organizohen aktivitete, fushata dhe mesazhe sensibilizuese për rëndësinë e kontrollit të hershëm, për të parandaluar këtë sëmundje si dhe mbështetje për gratë që përballen me këtë sëmundje.
Kanceri i gjirit mbetet shkaku më i shpeshtë i vdekjeve tek gratë, por zbulimi i hershëm dhe trajtimi i duhur, rrit ndjeshëm shanset për shërim. Muajin tetor e shoqëron simboli i fjongos rozë, që është bërë sinonim i ndërgjegjësimit dhe solidaritetit.
Organizatat shëndetësore në Kosovë, bëjnë thirrje për kontrolle të rregullta, informim më të madh dhe mbështetje për të gjitha gratë.
Tetori është një kujtesë e fuqishme se çdo grua duhet të kujdeset për shëndetin e saj, ndërsa shoqëria ka përgjegjësi të qëndrojë pranë tyre me dashuri dhe solidaritet.