– Më 17 shtator, të vitit 2011, këngëtarja britanike Adele, arriti në pozitën e parë në top listat në Amerikë, me këngën ‘Someone Like You’. Kjo këngë u bë një hit botëror, duke u renditur në pozitën e parë të top listave muzikore në SHBA, mirëpo edhe në Australi, Finlandë, Francë, Itali, Poloni e shumë vende të tjera të botës.
– Më 17 shtator, të vitit 1978, Queen filmuan videon klipin për këngën e tyre shumë të suksesshme “Bicycle Race”.
– Më 17 shtator, të vitit 1991, bendi rock/alternative, Hole publikuan albumin e tyre debutues ‘Pretty on the Inside’.
– Me 17 shtator, të vitit 1999, nëna e reperit Eminem, Debbie Mathers-Briggs, kishte ngritur një aktakuzë ndaj djalit të saj, duke e akuzuar për portretizimin e saj negativ në këngët e tij dhe në intervista të shumta.







