– Në vitin 1985, të datës 16 shtator, Kate Bush publikoi studio albumin e saj të pestë ‘Hounds of Love’, me hite të tilla si “Cloudbusting”, “Hounds of Love” dhe “The Big Sky”, plus mega hitin e saj të titulluar “Running Up That Hill”.
– Me datën 16 shtator, të vitit 1963, la lindur kantuatori i njohur amerikan i muzikës pop/rock, Richard Marx. Ai ka shitur mbi 30 milionë albume, në mbarë botën.
– Në datën e sotme, 16 shtator, të vitit 1979, ka lindur reperi amerikan Flo Rida, në Floridë të Amerikës. Në vitin 2008, kënga e tij ‘Low’, e realizuar në bashkëpunim me T-Pain, mbante pozitat e para të top listave muzikore amerikane.
– Në këtë datë, të vitit 2014, këngëtarja Ariana Grande, arriti në pozitën e parë të albumeve më të mira Billboard, me studio albumin e saj të dytë ‘My Everything’.







