Nga data 8 deri më 12 shtator, Suhareka do të mirëpresë edicionin e gjashtë të Festivalit të Teatrove, një ngjarje e rëndësishme kulturore që bashkon trupa teatrore nga mbarë trevat shqiptare. Për pesë mbrëmje radhazi, publiku do të ketë rastin të përjetojë një mori shfaqjesh që pasqyrojnë larminë artistike dhe kulturore të rajonit tonë.
Ky festival tashmë është konsoliduar si një platformë e rëndësishme për promovimin e artit skenik dhe për nxitjen e bashkëpunimit mes teatrove dhe artistëve nga vise të ndryshme shqiptare.
Drejtori i Festivalit, z. Butrint Lumi, ka bërë të ditur se përgatitjet janë duke u zhvilluar sipas planit, ndërsa atmosfera para hapjes mbetet mjaft entuziaste. Të gjitha aktivitetet e festivalit do të mbahen në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyqi”, në Suharekë.







