Në një botë gjithnjë e më të përqendruar te sfidat, krizat dhe lajmet negative “Dita Botërore e Madhështisë”, vjen si një moment reflektimi dhe frymëzimi për njerëzit anembanë globit. Kjo ditë nuk ka të bëjë vetëm me suksesin personal apo arritjet madhështore në kuptimin klasik, por me vlerësimin e potencialit njerëzor, frymën e solidaritetit dhe përhapjen e vlerave pozitive në shoqëri. Pikërisht sot (15.08.25), shënohet “Dita Botërore e Madhështisë”, për të na kujtuar rëndësinë e mirënjohjes dhe vlerësimit të atyre që kanë ndikuar pozitivisht në jetën tonë, qofshin prindër, miqtë, mësuesit apo kolegët.
Qëllimi i kësaj dite është të na nxisë të festojmë madhështinë kudo që ajo shfaqet, jo vetëm tek të tjerët, por edhe brenda vetes sonë. Sot festojmë dhe vlerësojmë madhështinë e gjithsecilit njeri, sidomos mësuesit që ndikojnë në breza, prindërit që sakrifikojnë çdo ditë, vullnetarët apo për çdo njeri që bën mirë në heshtje.
Le të na shërbejë dita e sotme për të promovuar vlera si mirësia, ndershmëria, përkushtimi, guximi dhe empatia, të cilat janë baza e çdo shoqërie të shëndetshme dhe të drejtë.







