Pavarësisht që telefonat e mençur kanë sjell revolucion në mënyrën se si komunikojmë e punojmë sot, telefoni më i shitur në histori nuk është një ‘smart phone’, po është Nokia 1100, i prodhuar në vitin 2003. Me mbi 250 milion kopje të shitura në mbarë botën, ky model dominoi tregun për shkak të thjeshtësisë, qëndrueshmërisë dhe çmimit të përballueshëm.
Në vendin e dytë, si telefoni më i shitur në histori, sërish ndodhet Nokia 1110, me rreth 150 milionë kopje të shitura, pastaj edhe në vendin e tretë radhitet pikërisht kompania e njëjtë, me modelin Nokia 3210, me mbi 126 milion ekzemplarë të shitur.
Në epokën e telefonave inteligjentë vendin e parë e ka Apple iPhone 6 / 6 Plus, i cili doli në treg në vitin 2014, që është shitur në mbi 220 milionë njësi globalisht. Suksesi i tyre erdhi nga dizajni më i madh dhe përmirësimet në performancë. Pastaj në vendin e dytë radhitet përsëri kompania Apple, me modelin iPhone 1, i publikuar në vitin 2019, që ka shitur mbi 160 milionë njësi, duke e bërë një nga iPhonët më të suksesshëm ndonjëherë. Në vendin e tretë radhitet Samsung, modeli i tyre Galaxy S4, që u publikua në vitin 2013 dhe u shit në mbi 80 milionë njësi. Ky ishte kulmi i popullaritetit të linjës Galaxy S, në atë kohë.







