– Me 20 korrik, të vitit 1996, këngëtari Gary Barlow shënoi këngën e tij të parë në krye të këngëve më të dëgjuara në Mbretërinë e Bashkuar, me singlin ‘Forever Love’, e shkëputur nga albumi i tij debutues ‘Open Road’. Barlow u bë anëtari i parë i bendit Take That, që kryesoi listat me një solo këngë.
– Më 20 korrik, të vitit 1963, dyshja amerikane Jan & Dean, filluan një garë dy javore për vendin e parë, në tabelën e këngëve amerikane Billboard, me këngën ‘Surf City’.
– Më 20 korrik, të vitit 1968, rock bendi Cream, filluan një garë katër javore, në vendin e parë në tabelën e albumeve amerikane Billboard, me albumin e titulluar ‘Wheels Of Fire’. Albumi i dyfishtë i cili përbëhej edhe nga interpretime live, arriti të renditet vetëm në vendin e tretë, në Mbretërinë e Bashkuar.







