Policia Rajonale e Prishtinës ka intensifikuar aktivitetet për rritjen e sigurisë në trafik, përmes patrullimeve me motoçikleta në rrugët nacionale dhe rajonale.
Njësiti rajonal i trafikut rrugor ka filluar operimin aktiv në terren me qëllim të identifikimit dhe ndëshkimit të kundërvajtjeve si dhe parandalimit të aksidenteve, veçanërisht në zonat e identifikuara më herët si me rrezikshmëri të lartë.
Policia e Kosovës njofton se do të vazhdojë të jetë e pranishme në terren dhe e përkushtuar ndaj sigurisë rrugore, sidomos gjatë sezonit veror kur komunikacioni është më i dendur.
Sa i përket gjendjes në të gjitha pikat e kalimeve kufitare, pritjet për automjete dhe kamion, si në hyrje, ashtu edhe në dalje janë nga 5 deri në 30 minuta.







