Në një kohë kur ndryshimet klimatike janë një kërcënim për globin, teknologjia po shfaqet si një aleate e fuqishme në mbrojtje të mjedisit. Një nga inovacionet më interesante vjen nga shkencëtarët e Institutit të teknologjisë në Massachusetts (MIT), të cilët kanë krijuar dru të prodhuar në laborator, një alternativë kjo e qëndrueshme që nuk kërkon më prerjen e pyjeve.
Po ashtu, startup-e në Evropë dhe Azi, po zhvillojnë sisteme të mençura për riciklim, që përdorin robotikën dhe inteligjencën artificiale për të ndarë mbeturinat me efikasitet të lartë.
Ndërkohë, transporti elektrik po zgjerohet me shpejtësi, me makina dhe autobusë që funksionojnë pa ndotje dhe me konsum të ulët energjie.
Këto zhvillime tregojnë se teknologjia mund të jetë një mjet i fuqishëm për të ruajtur natyrën, për aq kohë sa përdoret me përgjegjësi dhe vizion afatgjatë.







