Datat 10-13 korrik, janë të rezervuara për një prej festivaleve më të mëdha rajonal – EXIT Festival. Qytetit i Novi Sad-it, do të jetë nikoqir i festivalit, që sivjet sjell përzierjen e muzikës dhe aktivizmit social, nën sloganin “State of EXIT”.
Teksa shënon vitin jubilar, 25 vjet qysh nga edicioni i parë, edhe sivjet pjesëmarrësit e EXIT Festival do të jenë dëshmitarë të atmosferës elektrizuese për të cilët do të përkujdesen emrat më të mëdhenj të muzikës elektronike. Line-up i parë i publikuar ka emra si The Prodigy, DJ Snake, Tiësto, Sex Pistols me Frank Carter, Eric Prydz, Solomun dhe shumë artistë të tjerë.
EXIT Festival ka nisur në vitin 2000, për t’u bërë një nga festivalet më të njohur të muzikës elektronike në Ballkan.







