Sot, me 17 korrik, shënohet një ditë e veçantë kushtuar simboleve të komunikimit virtual në epokën digjitale, e njohur si ‘Dita e Emogjive’.
Kjo ditë është krijuar për të theksuar ndikimin që kanë emogjit në mënyrën se si shprehim ndjenjat, idetë dhe reagimet në komunikim virtual. Me një ikonë të vetme, ato arrijnë të kapërcejnë kufijtë gjuhësorë dhe kulturorë, duke e bërë komunikimin më të shpejtë dhe më emocionalisht të ngarkuar.
Sot ekzistojnë mbi 3.000 lloje emogji dhe ato përdoren çdo ditë në mesazhe, rrjete sociale, email, marketing dhe madje edhe në gazetari.
Korporata ‘Konsorciumi Unicode’, që miraton emogjit e rinj, e shfrytëzon këtë ditë për të prezantuar përditësime, për të diskutuar përfaqësimin dhe përfshirjen më të gjerë si dhe për të reflektuar mbi rolin e emogjive në komunikimin modern.







