Festivali i kulturës dhe traditës shqiptare ‘Etno Fest’, po e kthen vëmendjen e publikut këtë vit, me edicionin e tij të 15-të me radhë, duke u fokusuar në temën “Identiteti”. Ngjarja do të zhvillohet nga data 10 deri më 20 korrik në fshatin Kukaj, ku performancat dhe aktivitetet do të zhvillohen në hapësira publike dhe amfiteatro të krijuara posaçërisht për festivalin. Programi i festivalit do të përfshijë performanca teatrale të fokusuara në rrënjët kulturore, përkatësinë, tregime personale, koncerte muzikore që ndërthurin tonalitete tradicionale shqiptare me tinguj bashkëkohorë si dhe ekspozita dhe instalacione artistike, të cilat përmes vizualitetit përshkruajnë sfidat dhe bukuritë e identitetit në epokën moderne.
Ndërkohë, edicioni i kaluar përfshinte programe të spikatura si “Laboratori për sistemin e Grotovskit”, nën drejtimin e Mario Biaginit, pritet që edhe këtë vit të prezantohen iniciativa të ngjashme arsimore dhe kulturore.
Festivali ‘Etno Fest’, synon ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare si dhe përdorimin e artit tradicional si bazament për forma bashkëkohore arti.







