Sonte (13.05.25), në Bazel të Zvicrës, do të bëhet hapja e festivalit evropian të këngës ‘Eurovision’. Në këtë edicion do të marrin pjesë 31 vende, me këngët përzgjedhëse për të përfaqësuar shtetin e tyre. Ky është edicioni i 69-të me radhë, që pritet të sjellë në ekranin e madh artistë të ndryshëm, derisa disa nga artistët favorit këtë vit, janë perfomancat nga Suedia, Estonia, Holanda, Austria, porse edhe Shqipëria gjithashtu është përkrahur dhe pëlqyer shumë nga kritikët muzikor, me performancën e tyre nga dyshja muzikore, të njohur në skenë me emrin, Shkodra Elektronike me këngën e tyre të titulluar ‘Zjerm’.
Performanca e tyre elektrizuese është përcjellur me kritika pozitive edhe për vokalin, melodinë dhe tekstin e këngës.
Dy ditë më vonë, me datën 15 maj, do të mbahet gjysmë finalja, me 26 këngët finaliste, përderisa finalja e madhe garuese për çmimin kryesor, pritet të mbahet me datën 17 maj.
Vitin e kaluar fitues i Evrovizionit, ishte këngëtari nga Zvicra, Nemo me këngën ‘The Code’.







