– Më 26 maj, të vitit 1994, këngëtari Michael Jackson u martua me vajzën e Elvis Presley’t, Lisa Marie Presley, në një ceremoni sekrete në Republikën Dominikane. Çifti u ndanë pas 20 muajsh.
– Në po këtë datë, të vitit 2022, këngëtarja Pink performoi këngën “What About Us”, në shfaqjen e fundit të spektaklit televiziv ‘The Ellen DeGeneres Show’. Pink, ishte gjithashtu krijuesja e “Today’s The Day”, këngë kjo e cila ishte kolonë zanore për sezonin e 13-të, të spektaklit ‘The Ellen DeGeneres Show’.
– Në po këtë datë, të vitit 1964, në New York ka lindur këngëtari dhe producenti, Lenny Kravitz. Albumi i cili i hapi dyert e suksesit në industrinë e muzikës këngëtarit Kravitz, ishte ai me titullin ‘Let Love Rule’, i realizuar në vitin 1989.







