Nga produktet e shërbimeve te reja që na lehtësojnë përditshmërinë, teknologjia edhe këtë javë ka qenë shume aktive. Këtë javë kemi një inovacion nga studiuesit e Universitetit të Pensilvanisë, të cilët kanë zhvilluar teknologjinë “enklava të dëgjueshme “(audible enclaves), teknologji kjo e cila lejon dërgimin e tingujve apo të zërit drejtpërdrejt tek një person specifik, pa vendosjen e kufjeve. Kjo i bie që një tingull i tillë mund të jetë i destinuar vetëm për një person dhe të njëjtin do e dëgjon vetëm ai, edhe nëse ndodhet në turmë njerëzisht.
Kompania Poco, ka prezantuar telefonin celular apo modelin e saj të parë Ultra, flasim këtu për Poco F7 Ultra dhe versionin F7 Pro. Një prej veçorive kryesore të këtij modeli, është bateria 5,300 mAh që mbështet 120W HyperCharge, duke u mbushur plotësisht në vetëm 34 minuta. Të reja këtë javë kemi edhe nga robotika, ku shkencëtarët kanë zhvilluar një robot të vogël që mund të skanojë sistemin tretës dhe të ndihmojë në diagnostikimin e hershëm të kancerit të zorrës së trashë. Ky krijim na vjen nga Universiteti Leeds dhe roboti dhe siç bëhet e ditur, roboti përdor një mekanizëm magnetik për të lëvizur në trup dhe realizon skanime 3D me një precizitet më të lartë se metodat tradicionale.
Po këtë javë u paralajmëruam edhe për rrezikun që mbartë përdorimi i tepërt i ChatGPT-së. Instituti i kërkimeve MIT Media Lab dhe OpenAI, kanë zbuluar se përdorimi i tepërt i ChatGPT-së, mund të shkaktojë varësi emocionale dhe të ndikojë negativisht në vendimmarrjen dhe krijimtarinë e përdoruesve. Ata që e përdorin rregullisht për gjenerimin e ideve dhe zgjidhjen e problemeve, kanë më shumë gjasa të zhvillojnë varësi kognitive dhe të mbështeten më shumë tek AI, sesa në mendimin e tyre kritik.







