Me datën 20 mars, Baleti Kombëtar i Kosovës (BKK) do të sjellë shfaqjen premierë, të titulluar “Deadline”, që është krijimi më i ri i institucionit në fjalë.
Shfaqja “Deadline”, e konceptuar nga Sead Vuniqi, është premiera e dytë e Baletit të Kosovës për vitin 2025 dhe do të prezantohet para publikut në Atelienë e Pallatit të Rinisë, në Prishtinë. Sipas një njoftimi për media, Balerinët e BKK-së janë në fazën intensive të provave, ku së bashku me koreografin Vuniqi dhe asistenten Diletta Antolini, po përgatisin çdo detaj të këtij projekti.
Baleti i Kosovës në vazhdimësi ka sjellë premiera për publikun dhe ka qenë aktive me projekte të ndryshme.







