“Dita Botërore e Tenisit” çdo vit shënohet me datën 3 mars, për të promovuar sportin e tenisit, për të rritur ndërgjegjësimin dhe inkurajuar njerëzit e çdo moshe, që të angazhohen në aktivitete fizike dhe të provojnë sportin e tenisin, përmes aktiviteteve, si: ekspozita, turne dhe përfaqësime të cilat zhvillohen në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
“Dita Botërore e Tenisit” ka nisur në vitin 2013, në krijimin e 100-vjetorit të Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF) dhe që nga ai vit, në këtë datë festohen sukseset e sportistëve të njohur të këtij sporti, për të inkurajuar zhvillimin e këtij sporti edhe tek brezat e rinj.
Tenisi ofron mundësi të shkëlqyera për përmirësimin e shëndetit dhe mbajtjen e një stili jetese të shëndetshëm, duke ofruar ushtrime aerobike, forcë, shkathtësi, koordinim dhe njihet si një sport i përshtatshëm për të gjitha moshat.







