Më 1 mars, në “Ditën e Zero Diskriminimit”, festohet e drejta e çdo individi për të jetuar një jetë të plotë, produktive dhe me dinjitet. Kjo ditë promovon përfshirjen, dhembshurinë dhe paqen, duke theksuar rëndësinë e ndryshimeve pozitive për një shoqëri të barabartë.
‘Dita e Zero Diskriminimit’ thekson nevojën urgjente për të ndërmarrë veprime për t’i dhënë fund pabarazive rreth të ardhurave, gjinisë, moshës, statusit shëndetësor, profesionit, paaftësisë, orientimit seksual, përdorimit të drogës, identitetit gjinor, racës, klasës, përkatësisë etnike dhe fesë, që janë të përhapura në mbarë botën.
Shtetet kanë një detyrim moral dhe ligjor për të hequr ligjet diskriminuese dhe për të miratuar ligje që mbrojnë njerëzit nga diskriminimi.







