Për shkak të numrit të aksidenteve që po ndodhin në mbarë Kosovën, Policia e Kosovës si gjithmonë, në mënyrë sa më profesionale, organizon fushata të ndryshme me qëllim që të jetë sa më afër qytetarëve të vendit dhe t’u ofrojë atyre ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme profesionale.
Policia e Kosovës ka organizuar shumë fushata dhe këtu do të veçojmë disa prej tyre:
– Kampanja “Shofer kujdes!” apelon tek ngasësit e automjeteve që të përshtatet shpejtësia me kushtet e rrugës, sepse nga aksidentet fatale, 33% janë vet aksidente! Prandaj, kampanja në fjalë theksohen këto apele: ‘Drejto mjetin me kujdes!’, ‘Përqendrohu në ngasje!’, ‘Mos kontribuo në vdekje!’, etj.
– Fushata tjetër është “Apel për kujdes gjatë drejtimit të mjetit!”, e cila ka filluar më 15 nëntor dhe mbetet në fuqi deri më 15 mars. Përmes kësaj fushate, Policia e Kosovës apelon për të gjithë shoferët që të kenë kujdes të shtuar për shkak të të reshurave atmosferike. Ku ndër të tjera apelohet që gomat të jenë të parapara për ngasje gjatë dimrit, gjithashtu presioni ajrit të tyre duhet të jetë sipas rekomandimeve të prodhuesit, gjatë kohës së ftohtë.
Policia e Kosovës është e përkushtuar në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, por edhe për ruajtjen e jetës suaj!







