Me tri skena paralele, 40 folës, tri hapësira rrjetëzimi e një aplikacion në të cilin ju do të navigoni drejt njohurive për njerëzit, teknologjinë dhe marketingun, “PowerToHR 3” po vjen me shumë risi, më 3 prill në AMC Hall.
Si në asnjë event tjetër, fushat e lartpërmendura do të sinkronizohen në një, duke u thelluar në informacionet e rrëfimet më praktike të folësve vendorë, rajonal dhe ndërkombëtarë.
Eventi “PowerToHR” organizohet për të tretin vit me radhë, nga platforma numër 1 e punësimit në Kosovë, KosovaJob. Me zona të dedikuara për sesione inspiruese, rrjetëzim, ushqim, pije, hapësira pune dhe argëtim, të pranishmit do të mund ta organizojnë ditën vetë, me vetëm një klikim në aplikacionin e këtij samiti.
PowerToHR 1 dhe PowerToHR 2 kanë qenë histori suksesi, me ç ‘rast në dy edicionet, afro 400 pjesëmarrës kanë pasur mundësi të mësojnë nga folës me renome ndërkombëtare dhe kanë mësuar për trendet e fundit.
Për këtë samit do të zhvillohet edhe aplikacioni, që do të shërbejë si biletë dhe mundësi për të aranzhuar gjithë ditën me një klikim, qoftë për folësit që duan t’i dëgjojnë, për kohën kur duan të rrjetëzohen, ushqehen apo të punojnë. Sesionet frymëzuese do të jenë histori autentike dhe do të përbëhen nga folës ndërkombëtarë, rajonal e lokal.







