Në botë fliten rreth 7.000 gjuhë të ndryshme, por shumë prej tyre janë në rrezik të zhduken krejtësisht. ‘Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare’, shënohet çdo vit më 21 shkurt, për të festuar pasurinë e gjuhëve të ndryshme që ekzistojnë në botë dhe për të ndërgjegjësuar njerëzit mbi rëndësinë e mbrojtjes së gjuhëve dhe kulturave të ndryshme. Kjo ditë ka një rëndësi të veçantë, pasi ajo nxjerr në pah sfidat dhe kërcënimet që i kanosen shumë gjuhëve që janë në rrezik për t’u zhdukur.
Kjo ditë u shpall nga Kombet e Bashkuara në vitin 1999, për të nderuar dhe promovuar diversitetin gjuhësor dhe për të mbështetur të drejtat e popujve për të ruajtur dhe zhvilluar gjuhët e tyre amtare.
Gjuhët amtare janë shumë më shumë se thjesht mjete komunikimi. Ato janë pasuri kulturore që përmbajnë histori, tradita dhe identitete që i përkasin grupeve të ndryshme etnike dhe kulturore. Gjuha është një element kyç që ndihmon individët të shprehin mendimet, ndjenjat dhe përvojat e tyre si dhe është një pjesë thelbësore e lidhjes mes gjeneratave.







