Pas publikimit të albumit të tyre më të ri “Cheat Death”, legjendat greke të zhanrit heavy rock, 1000mods, do të vijnë për herë të parë në Prishtinë, për të sjellë një performancë të paharrueshme në Termokiss!
Me mijëra kilometra në rrugë, nga çdo cep i Evropës deri në Amerikën e largët dhe një nevojë të pamëshirshme për të pushtuar skenat botërore, 1000mods do të zbarkojnë në kryeqytetin e Kosovës, për të ndarë përvojën e tyre muzikore.
Përveç 1000mods, skena do të ndizet edhe nën tingujt e bendeve të lokale, si Pinkmetal dhe Telikput! Koncerti do të mbahet më 1 maj në Termokiss, duke filluar nga ora 20:00, ndërsa hyrja do të jetë pa pagesë.







