Edhe shprehja ‘Faleminderit’, e ka një ditë ndërkombëtare dhe festohet pikërisht sot më 11 janar, ku pavarësisht nëse është falënderim i dikujt për ndihmë, mbështetje ose mirësinë e tyre, kjo ditë i inkurajon njerëzit të marrin një moment për të pranuar rëndësinë e falënderimit.
Shprehia për ti thënë dikujt gjithmonë ‘Faleminderit”, filloi gjatë revolucionit tregtar të shekujve 16 dhe 17. Kjo shprehje, ishte e popullarizuar në mesin e klasave të mesme që e përdornin shpesh, pasi ishte lloji i gjuhës që dëgjohej si dhe përdorej në zyra dhe dyqane. Për 500 vitet e fundit, përdorimi i kësaj shprehjeje ‘Faleminderit’, është përhapur në të gjithë botën.
Dita e sotme, mund të jetë një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ne, që ti dërgojmë një falënderim, një kompliment ose thjesht një mirënjohje, njerëzve që na kanë ndihmuar.







