Koha e festave është një periudhë e veçantë, e mbushur me ndjenja gëzimi, ngrohtësie dhe bashkimi. Për shumë njerëz, kjo është periudha më e bukur e vitit, një kohë kur çdo gjë merr një ndriçim të veçantë dhe magjia e saj mund të ndihet në çdo cep të jetës sonë. Në këtë periudhë me mot të ftohtë, shumica kohën më të madhe e kalojmë në shtëpi dhe kemi mundësi që përmes filmave të ndjejmë edhe më shumë magjinë e festave të fundvitit.
Sipas ‘IMDb’ që është burimi më i njohur në botë për përmbajtjen dhe vlerësimin e filmave, ju sjellim këtu në Radio KFOR filmat e Krishtlindjes, me vlerësimet më të larta dhe shikueshmërinë më të lartë.
Në krye të listës së filmave më të mirë të krishtlindjeve është filmi ‘It’s a Wonderful Life’. Ky film ndonëse në zhanrin dramë nga Frank Capra, i vitit 1946, flet për vet jetën dhe rëndësinë që kanë familja dhe personat e dashur në jetën tonë.
Filmi ‘Home Alone’, një nga filmat më të shikuar në botë në kohë festash është po ashtu pjesë e kësaj liste që përcjellë aventurën dhe inteligjencën e vogëlushit Kevin, i cili pa dashje mbetet i vetëm në shtëpi derisa familja e tij shumë anëtarëshe, nisen në Paris.
Filma të tjerë që ja vlen ti shikoni të paktën një herë në jetë, në prag të festave janë edhe filmat:
‘Scrooge’
‘National Lampoon’s Christmas Vacation’
‘A Christmas Story’
‘Elf’
‘Miracle on 34th Street’
‘Bad Santa’
‘The Santa Clause’
‘The Family Man’
‘Love Actually’
‘Last Christmas’.







