Policia e Kosovës, e angazhuar për sigurinë e të gjithë qytetarëve, vazhdon të bëjë thirrje për kujdes të shtuar në trafik dhe respektimin të rregullave të komunikacionit. Gjatë stinës së dimrit, ajo intensifikon patrullimet dhe rrit monitorimin e trafikut, për të siguruar që të gjithë pjesëmarrësit të respektojnë ligjet dhe të shmangin shkeljet.
Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, në 24 orët e fundit është regjistruar një aksident fatal dhe 18 aksidente me të lënduar. Po ashtu, janë shqiptuar mbi 1.400 tiketa për shkelje të rregullave të trafikut.
Për shkak të rëndësisë që ka jeta e çdo individi, Policia e Kosovës apelon që të gjithë të respektojnë rregullat e trafikut, të kenë kujdes për shpejtësinë e lejuar dhe të shmangin përdorimin e telefonit gjatë ngasjes.
Më poshtë lajmit mund të njiheni me raportin e fundit të Policisë së Kosovës:
| STATISTIKAT E PËRGJITHSHME: | ||||||||||||||||||
|







