Gjigandi teknologjik Google, ka publikuar raportin vjetor për atë se çka u kërkua më shumti në motorin e kërkimit, gjatë vitit 2024. Termet që kanë shënuar rritjen më të madhe të kërkimeve, ndër të tjera janë ngjarjet sportive si Olimpiada që ka dominuar kërkimet, me terme si “gjimnastika artistike” dhe “noti”, që kanë qenë ndër temat për të cilët u kërkuan shumë në Google. Ndërkohë, edhe personazhet e njohura, si Kate Middleton, Princ Harry dhe Donald Trump, kanë tërhequr vëmendje të madhe. Kate Middleton ka qenë në qendër të lajmeve për shkak të përballjes së saj me sëmundjen e kancerit, derisa Princ Harry ka qenë temë e diskutimeve për përçarjen e tij me pjesën tjetër të familjes mbretërore.
Donald Trump ka fituar vëmendje të madhe pas suksesit të tij në zgjedhjet në SHBA, duke u bërë po ashtu ndër personazhet më të kërkuara në Google, gjatë 2024-ës.
Raporti të cilin e publikon çdo vit Google, reflekton interesin global për ngjarje të rëndësishme sportive, sociale dhe politike të vitit.







