Duke njohur nevojën e përbashkët globale për t’u përgatitur më mirë ndaj epidemive e pandemive si dhe për të parandaluar ndikimet e tyre katastrofale në shëndetin publik, ekonominë dhe shoqërinë, Organizata e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2020, vendosi që me datën 27 dhjetor, të shënoj “Ditën Ndërkombëtare të Përgatitjes Epidemike”.
Objektivat kryesore të shënimit të kësaj dite, janë: rritja e ndërgjegjësimit, parandalimi dhe bashkëpunimi global, përmirësimi i kapaciteteve si dhe inkurajimi i investimeve në sistemet shëndetësore teknologjike për zbulimin e hershëm të sëmundjeve infektive.
“Dita Ndërkombëtare e Përgatitjes Epidemike” është një thirrje për qeveritë, organizatat dhe individët që të përgatiten dhe të ndërmarrin masa për të forcuar rezistencën ndaj kërcënimeve të ardhshme shëndetësore. Përvoja nga pandemia COVID-19, ka treguar rëndësinë e veprimit të shpejtë dhe të koordinuar në nivel global.







