Mickey dhe Minnie Mouse janë dy nga personazhet më të njohur dhe më të dashura për fëmijë, të krijuara nga Walt Disney. Ata nuk janë thjesht simbole të industrisë së argëtimit, por edhe ikona kulturore që kanë ndikuar në breza të tërë. Çdo vit, më 18 nëntor, shënohet “Dita e Mickey dhe Minnie Mouse”, një ditë që vlerëson kontributin e këtyre dy karaktereve legjendare në botën e artit, filmave dhe argëtimit për fëmijë dhe të rritur.
Minnie dhe Mickey Mouse u shfaqën për herë të parë në ekrane në vitin 1928, në filmin e animuar “Steamboat Willie”, i cili është një nga filmat më të rëndësishëm të historisë së kinemasë. Që nga ajo kohë, dy personazhet kanë udhëtuar botën, duke u shfaqur në mijëra filma, lojëra duke u bërë pjesë e fëmijërisë së shumë fëmijëve në botë.
‘Dita e Mickey dhe Minnie Mouse’ nuk është vetëm një festë për dy karakteret më të dashura të Disney-t, por një festë për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e imagjinatës dhe artit.







