Çdo vit më 17 tetor, shënohet ‘Dita Ndërkombëtare për Zhdukjen e Varfërisë’. Kjo ditë shërben si një kujtesë për luftën e vazhdueshme kundër varfërisë dhe nevojën për veprim kolektiv për eliminimin e saj. E themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1993, kjo ditë thekson rëndësinë e trajtimit të varfërisë si një çështje që prek miliona njerëz në mbarë botën.
Sipas një raporti të bankës botërore raportohet se 712 milionë njerëz, gati 1 në 11 njerëz në mbarë botën, jetojnë me më pak se 2.15 dollarë në ditë. Njerëzit që jetojnë në varfëri stigmatizohen, diskriminohen, gjykohen për pamjen e tyre, mënyrën se si vishen, se si flasin dhe trajtohen me mungesë respekti, duke i privuar ata nga mundësi të shumta në edukim dhe punë.
Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj dite, mbetet mobilizimi i burimeve, ndërgjegjësimi dhe frymëzimi i veprimeve drejt zhdukjes së varfërisë në të gjitha format e saj.







