Shfaqja “Emira” e shkruar nga autori Anton Santori dhe me regji të Kushtrim Bekteshit, do të ketë premierën më 20 nëntor në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Ky projekt përfshin një bashkëpunim të rëndësishëm midis tre teatrove: Teatrit Kombëtar të Kosovës, Shqipërisë dhe Shkupit. Përveç premierës, kjo shfaqje do të jetë pjesë e ceremonisë hapëse të Festivalit të Teatrit “Moisiu”, i cili këtë vit do të zhvillohet në Prishtinë.
Provat për këtë shfaqje janë duke vazhduar me intensitet, gjë që është konfirmuar edhe nga Teatri Kombëtar i Kosovës. Në kastin e aktorëve përfshihen emra të njohur si Qëndresa Jashari, Arta Selimi, Donald Shehu, Bujar Ahmeti, Shengyl Ismajli, Igli Zarka dhe shumë të tjerë, të cilët do të sjellin në skenë një interpretim të fuqishëm dhe të ndjeshëm të kësaj vepre.







