Stina e verës na kujton plazhin, festat në pishinë dhe pushimet! Është gjithashtu një kohë e shkëlqyer për rinovim të kujdesit të lëkurës. Moti i nxehtë, i thatë ose i lagësht, mund të ndikojnë në lëkurën tonë ndryshe nga ditët më të ftohta dhe më të errëta të dimrit. Sezoni veror është një ndër periudhat më të rëndësishme për përkujdesje ndaj lëkurës, kjo për shkak se është stina gjatë së cilës ekspozohemi më gjatë në rreze të diellit. Radio KFOR-i do ju sjellë në vijim, disa hapa të kujdesit të lëkurës gjatë verës të rekomanduara nga ekspertët: Aplikim të kremit kundër rrezeve UVA dhe UVB, të paktën me përmbajtje SPF 30, aplikim të kremit për mbrojtjen e buzëve dhe vendosjen e kapelës apo aksesorëve tjerë mbrojtës nga dielli.
Mos harroni, përveç këshillave të lartpërmendura, gjatë verës kujdesuni edhe që të jeni të hidratuar. Hidratimi është gjithmonë i rëndësishëm për lëkurën tonë, e akoma më tepër gjatë verës. Kujdesuni që të konsumoni deri në tetë gota ujë në ditë.
Ekspozimi direkt në rreze të diellit, nuk rekomandohet për persona të cilët janë të prekur me sëmundje kronike, gratë shtatzëna apo fëmijët e vegjël, prandaj për këto kategori rekomandohet evitimi i rrezeve të diellit nga ora 10:00 deri në orën 16:00, atëherë kur rrezet ultravjollcë janë më të forta.







