“Java e Ndërgjegjësimit Ndaj Alkoolit” çdo vit shënohet nga data 1 deri më 7 korrik dhe synon ndërgjegjësimin për ndikimin e konsumit të alkoolit tek individët, familjet dhe komunitetet. Ky kremtim njëjavor, shërben për disa qëllime, si: edukimi dhe informacioni, promovimi i pirjes së përgjegjshme, mbështetja dhe burimet, angazhimi i komunitetit dhe mbrojtja e politikave, të tilla si rregullore më të rrepta për marketingun e alkoolit, politikat e çmimeve dhe zbatimin e ligjeve ligjore për moshën e konsumit të pijeve alkoolike.
Motoja e shënimit të kësaj jave, për këtë vit, është “Të kuptojmë dëmin e përdorimit alkoolit”, e cila për qëllim ka ndërgjegjësimin si dhe të promovoj një qasje më të sigurt dhe më të informuar ndaj konsumit të alkoolit brenda komunitetit.







