Që nga fillimi i vitit, KFOR-i ka shpërndarë një numër të madh të donacioneve për organizata të ndryshme, në mbarë Kosovën.
Pajisje shkollore, materiale të nevojshme teknologjike dhe pajisje të tjera të rëndësishme, kanë arritur në një numër të madh të lokacioneve në vend, për të përmirësuar jetën e përditshme të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Në fillim të vitit, organizata joqeveritare ‘Community Building Mitrovica’ mori një donacion të vlefshëm, një projektor për organizimin e aktiviteteve të ndryshme nga i cili përfituan të gjithë, posaçërisht të rinjtë.
Gjithashtu janë dhuruar pajisje për dy shkolla speciale në veriu dhe jug të Mitrovicës, të cilat do t’i ndihmojnë nxënësit të mbajnë mësime të rregullta, sidomos grupet e margjinalizuara.
Po ashtu, gjatë këtij viti, organizata për bashkëpunim civilo-ushtarak e KFOR-it / CIMIC-u, ka dhuruar mjete shumë të nevojshme për zjarrfikësit në veri të Mitrovicës, pompa të ujit, motor të ri për varkë që është në përdorim të kësaj njësie zjarrfikësish si dhe pajisje të tjera. KFOR-i do të vazhdojë të ndihmojë njerëzit në mbarë Kosovën me projekte konkrete, të cilat do të ndihmojnë për një jetë më të mirë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.







