“Të angazhohemi për të ndaluar punën e fëmijëve”, kjo është tema e cila shënon sivjet 12 qershorin, ‘Ditën botërore kundër punës së fëmijëve’. Kjo ditë shërben si një thirrje për veprim për individët, organizatat dhe qeveritë që të ndërmarrin hapa vendimtarë në luftën kundër punës së fëmijëve dhe promovimin e ndërgjegjësimit për efektet e dëmshme të saj.
Sipas organizatës ‘UNICEF’, mbi 150 milion fëmijë në gjithë botën, janë të detyruar të punojnë. Puna e fëmijëve, është shkelje e të drejtave themelore të njeriut, që pengon zhvillimin e tyre në aspektin fizik dhe psikologjik.
Ky vit shënon 25-vjetorin e miratimit të Konventës Nr. 182, që ndalon format më të rënda të punëve të fëmijëve, e miratuar në vitin 1999, nga ‘Organizata Ndërkombëtare e Punës’.







