Me qëllim të parandalimit dhe rritjes së masave të sigurisë në trafikun rrugor, Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, është duke realizuar fushatë vetëdijesimi për drejtuesit e automjeteve, referuar Ligjit të ri për Rregullat e Trafikut Rrugor dispozitat e të cilit parashohin gjoba për shoferët që drejtojnë mjetet me fëmijë të ulur në prehër.
Me qëllim të sensibilizimit të shoferëve, në kuadër të kësaj fushate janë duke u shpërndarë fletushka me moton “Mos rrezikoni fëmijët tuaj!”.
Krahas shpërndarjes së fletushkave, policia në vazhdimësi po informon drejtuesit e mjeteve për pasojat dhe masat ndëshkimore që parashihen me dispozitat e Ligjit për Rregullat në Trafik, përkatësisht Neni 189.10 – ku dënon për kundërvajtje shoferin e mjetit i cili gjatë drejtimit të mjetit mban të ulur në prehër, në timon ndonjë person tjetër, me gjobë prej katërqind (400) euro, masa mbrojtëse ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej gjashte (6) muajsh si dhe pesë (5) pikë negative.








