Sot me 17 maj, shënohet “Dita Botërore e Telekomunikacionit dhe Shoqërisë së Informacionit”, e shpallur në nëntor të vitit 2006 nga Konferenca e Plotfuqishme e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit në Antalia, në Turqi. Qëllimi kryesor i shënimit të kësaj dite, ishte rritja e ndërgjegjësimit global për ndryshimet sociale të cilat na vijnë nga përdorimi i internetit, teknologjive të reja, teknologjive të informacionit dhe komunikimit.
Interneti dhe telekomunikacioni kanë dëshmuar të jenë thelbësore në përballimin e sfidave të botës në epokën digjitale dhe bashkëpunimi global kërkohet për të ulur ndarjen digjitale, në mënyrë që të gjithë të kenë qasje në teknologjitë e reja dhe të lidhen me njëri tjetrin.







